back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeThaçi: Ideologji nacionaliste e religjioze duan ta shfrytëzojnë vakumin e BE-së në...

Thaçi: Ideologji nacionaliste e religjioze duan ta shfrytëzojnë vakumin e BE-së në Ballkan

Të ngjajshme

Fisnik Asllani: Dy gola në qytetin tim të lindjes, jam krenar!

Skuadra e Hoffenheim shënoi fitore në Bundesliga, duke mposhtur...

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela...
Bashkimi Evropian nuk duhet ta lë anash proceseve integruese Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente, Thaçi i bëri pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

“E kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin. Por, aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk bën të pësojë për shkak të kësaj lodhjeje”, ka theksuar Thaçi.

“Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë. Vakumin që lë BE-ja po nxitojnë ta zënë ideologji tjera, nacionaliste dhe religjioze”, ka thënë presidentii Kosovës.

Me kryediplomaten e Suedisë, Thaçi ka biseduar edhe për zhvillimet në rajon, për dialogun me Serbinë dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, ndërsa me Serbinë jemi të angazhuar në procesin e dialogut”, u shpreh presidenti Thaçi. Sipas tij, tani “është koha për një kualitet tjetër të dialogut dhe ai duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndër-fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mbajë rolin qendror në procesin e dialogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz