BallinaLajmeThaçi: Dekretin për Hotin e kam dërguar më herët, vonesa ishte çështje...

Thaçi: Dekretin për Hotin e kam dërguar më herët, vonesa ishte çështje procedurale

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e mohoi ta ketë dërguar dekretin për Hotin në orët e vona të së premtes me qëllim që të mos i jap mundësi Lëvizjes Vetëvendosje që ta kundërshtoj. Ai tha se dekretin e kishte lëshuar shumë më herët gjatë ditës, por se ishte vonuar për shkak të procedurave.

“Çdo kohë që është normale dhe adekuate për vendimmarrje, unë jam në zyrën time, punoj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet edhe periudha kohore çfarë është prezantuar në publik ka qenë e mëvonshme, ndërsa dekreti ka ndodhur më herët.”

“Unë e kam proceduar tek instancat tjera procedurale dhe të protokollit, pastaj është çështje krejt teknike se kur është dorëzuar dhe kujt i është dorëzuar, që as që më ka interesuar si President i vendit, por natyrisht që zyra ligjore dhe segmentet tjera të presidencës në bashkëpunim me autoritetet tjera të Kuvendit pastaj e bëjnë edhe publike dhe është çështje protokollare se kur e dorëzon, kur e pranon, dhe kur ia bëjnë të njohur kryetares së Kuvendit dërgesën, por kjo është çështje krejt teknike dhe krejt e pa rëndësishme” tha Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz