back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeThaçi bën homazhe te varrezat e Jasharëve - dhe niset për Vlorë

Thaçi bën homazhe te varrezat e Jasharëve – dhe niset për Vlorë

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Sonte jam këtu në Prekaz, për të nderuar dhe respektuar në mënyrën më të lartë shtetërore angazhimin dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë heronjve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që qëndruan në istikame për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se ka ardhur në Prekazin heroik në kuadër të kremtimit të festave të nëntorit, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të festës së flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenca ka njoftuar se Thaçi sonte është nisur për në Vlorë, ku nesër do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 28 Nëntorin, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz