Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Në shumicën e këtyre rasteve viktima ishin gra që raportuan dhunën te autoritetet nga bashkëshortët e tyre apo familjarë të tjerë.
Tri raste u regjistruan në rajonin e Pejës, tri në rajonin e Gjakovës, një në Drenas dhe një në Ferizaj.
Disa prej të dyshuarve për dhunë u arrestuan.
Më poshtë të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara nga Policia e Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 07.11.2025 – 08:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka presion psikik nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Arma me katër karikatorë, 235 fishekë dhe leja për posedim janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë 06.11.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Istog 07.11.2025 – 13:30. Është raportuar se një femër kosovare, është duke e ngacmuar dhe shqetësuar nga një mashkull me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.
· Istog 07.11.2025 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull, pasi ata kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 07.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
· Rahovec 07.11.2025 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në spitalin psikiatrik të Gjakovës.
Malishevë 07.11.2025 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.