Tërmeti shkakton panik, banorët dalin nga shtëpitë për disa minuta (VIDEO)
BILLI

Lexo edheFamiljarët futen brenda me vetura për t’i marrë të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci (foto)

Tërmeti i regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte është ndjerë më së shumti në Qarkun Lezhë.
Fatmirësisht, magnituda ishte e ulët ndaj nuk ka shkaktuar dëme materiale.
Por sërish, lëkundjet sizmike kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.

Lexo edheFamiljarët futen brenda me vetura për t’i marrë të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci (foto)
Në videot e siguruara, shihet se disa qytetarë kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e krijuar nga tërmeti.
Sipas IGJEUM-it, lëkundjet u regjistruan në Detin Adriatik, 3 km në Veri-Perëndim të qytetit të Lezhës.
Magnituda ishte 4.1 e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km./Panorama/