back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeTërmeti në Afganistan: Numri i të vdekurve kalon 1.400

Tërmeti në Afganistan: Numri i të vdekurve kalon 1.400

Të ngjajshme

PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për Kryetar të Deçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Kadri Kryeziu në një vijë me Dimal Bashën: Nuk ka pengesë kushtetuese për funksionalizimin e Kuvendit

Ish-deputeti dhe veprimtari politik, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër...

Zhegrova në Juventus, vjen reagimi i babait të tij

Edon Zhegrova e siguroi kalimin në Juventus nga Lille...

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm ka kaluar 1.400, ka bërë të ditur qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Edhe më shumë se 3.000 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit, ka njoftuar më herët Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në Afganistan

“Të lënduarit po evakuohen, prandaj këto shifra mund të ndryshojnë dukshëm”, ka njoftuar zëdhënësi i institucionit, Yousaf Hammad.

“Tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu në disa zona, duke bllokuar rrugë, por ato janë rihapur, dhe rrugët e mbetura do të rihapen për të mundësuar qasjen në zonat që ishin vështirë të arritshme”, ka bërë të ditur ai.

Tërmeti prej 6.0 ballësh goditi në natën e së dielës në disa provinca, duke rrafshuar fshatra dhe duke i lënë njerëzit të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të ndërtuara kryesisht me tulla prej balte dhe me drurë, dhe të tronditur nga fatkeqësia.

Shumica e viktimave janë regjistruar në provincën Kunar, ku shumë njerëz jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Helikopterët po përdoren për evakuimin e të lënduarve drejt spitaleve, dhe agjencitë e ndihmave kanë thënë se ekipet e tyre po rrugëtojnë këmbas për të arritur zonat më të izoluara, për shkak të terrenit të ashpër dhe rrugëve të dëmtuara.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka bërë thirrje për ndihma ndërkombëtare.

Britania e Madhe është zotuar për ndihmë prej 1 milion funtesh, që do të ndahet mes agjencive humanitare dhe nuk do t’i jepet qeverisë talibane, të cilën Londra nuk e njeh.

Qeveri të tjera, përfshirë atë të Kinës, kanë ofruar ndihma për menaxhimin e fatkeqësisë.

Ky ishte tërmeti i tretë i madh që goditi Afganistanin që prej kthimit të talibanëve në pushtet më 2021, dhe kriza e fundit që prek vendin, i cili po përballet me ndihma të pakësuara, një ekonomi të dobët dhe miliona njerëz të kthyer me forcë nga Irani dhe Pakistani.

Si pasojë e tërmetit të fundit, më shumë se 250.000 njerëz pritet “t’i fryjnë radhët” e atyre që u duhet ndihmë për nevoja elementare, ka thënë Mark Calder nga agjencia e ndihmave World Vision Afghanistan.

“Kjo do të thotë më shumë njerëz që do të jetojnë pa strehim të mirëfilltë, pa qasje në ushqim për familjet e tyre dhe në ujë të pastër, dhe kequshyqerje dhe sëmundje në një situatë ku sistemi i përkujdesjes shëndetësore thjesht s’ka më shumë kapacitet”, është shprehur Calder. /REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz