Termet i fuqishëm në kufirin mes Guatemalës dhe Meksikës
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë mëngjes ka regjistruar një tërmet të fuqishëm prej me magnitudë 6.9, pranë kufirit të Guatemalës dhe Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas portaleve të specializuara, të cilat merren me tërmete, dridhjet janë ndierë në një zonë të gjerë dhe në të gjitha vendet fqinje.
Më tej shtohet se këto tërmete zakonisht nuk shkaktojnë cunami, sepse epiqendra ishte nën tokë. Megjithatë, theksohet se magnituda ishte mjaft e fortë për të shkaktuar dëme, sidomos në ndërtesa të vjetra.

Lexo edheFlakë në njërin nga kullat e Londrës
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve ka regjistruar një dridhje në orën 07:29 sipas kohës lokale, tetë kilometra nga Tajamulca në Guantemalë, në një thellësi prej 111 kilometrash














