BallinaLajmeTeologu kosovar për koalicionin VV – LDK: Me ua shkru ndonjë hajmali...

Teologu kosovar për koalicionin VV – LDK: Me ua shkru ndonjë hajmali këtij mileti!

Të ngjajshme

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur...

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Gavi i lumtur me rikthimin, e quan “baba” Hansi Flickun

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një...

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, e ka kritikuar mosarritjen marrëveshjes për koalicion mes LDK’së dhe Vetvëendosjes, menjëherë pasi u certifikuan zgjedhjet e 6 tetorit.

Hamiti ka shkruar se në Kosovë nuk ka luks për të bërë kushtëzime për pozita udhëheqëse.

Ai tutje ka përmendur raste të mëhershme kur akterët politikë nuk kanë arritur të merren vesh, e është dashur të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të ndarë pozita shtetërore.

Postimi i plotë:

VENDI DHE SHOQËRIA E JONË NUK E KA AS FIJEN MË TË VOGEL TË LUKSIT QË TË SHTYJË KONSTITUIMIN E INSTITUCINEVE QEVERISËSE
Kosova nuk e ka luksin as më të vogël me vrapua pas apetiteve për të marr e kushteyuar pozita udhëheqëse në vendin tonë. Kjo sjellje tregon një papjekuri dhe papërgjegjësi totale në vazhdim. Fatkeqësisht, ne jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën nuk kishim mundur me ra në ujdi mes vete sikur të mos ishin ndërhyrjet e miqve ndërkombëtar.
Prandaj, vetëm falë prezencës ndërkombëtare ne kemi arritur që deri më sot të zhvillojmë zgjedhje e të konstituojmë institucione, e shumë herë me vështirësi të mëdha.
Nga vrojtimi i mentalitetit dhe zhvillimit të ngjarjeve politike në vend rezulton se, pa prezencën e ndërkombëtarëve, ne jo që nuk do të kishim krijuar institucione qendrore, por në vend të tyre do të krijonim provinca brenda Kosovës, udhëheqësit e të cilave do të grindeshin e luftonin mes vete për kontroll dhe supermaci…!
E pse kjo ndjenje e bajraktarizmit kaq e theksuar tek ne në përgjithësi, shpeshherë edhe e sëmurë ?!
Thotë njeri, për me ndryshua këtë mentalitet mos po ndikon me ua shkrua ndonjë hajmali këtij mileti, por e keqja është se unë vet nuk besoj në to fare, me i fry ndokujt qysh po i fryjnë do sehirxhi as atyre nuk po mundem me ju besuar, por as me sjell Jezusin edhe kjo po duket se është e pamundur!!!
E vërteta është se asnjëra prej këtyre që u përmenden më lartë, prej që ekziston historia njerëzore nuk i kanë ndihmuar asnjë populli.
Vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia dhe ndjenja kolektive e qon përpara një shoqëri dhe e konsolidon një vend dhe një shtet.
Nuk kemi shume kohe per tu kendellur e vetedijesuar, jemi ne zgripc !

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz