back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeTentoi t’i bëjë atentat Donald Trump-it, shpallet fajtor Ryan Routh, përballet me...

Tentoi t’i bëjë atentat Donald Trump-it, shpallet fajtor Ryan Routh, përballet me burgim të përjetshëm

Të ngjajshme

Begaj njofton se në OKB takoi presidentin e Ganës për ta konfirmuar njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot...

Bashkëshorti i Ririt bën deklaratën e papritur për martesën e tyre

ASAP Rocky shtoi thashethemet se mund të ishte martuar...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i...

Juria federale në Florida shpalli fajtor Ryan Routh, 59 vjeç, për tentativën e tij për të vrarë Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një loje golfi në shtator 2024. Routh u dënua për të gjitha akuzat, përfshirë atentatin ndaj një kandidati presidencial dhe disa vepra të rënda me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2024, kur Trump, atë kohë kandidat për president, po luante golf në një prej fushave të tij në Ëest Palm Beach, pranë Mar-a-Lago. Agjentët e Shërbimit Sekret zbuluan një pushkë gjysmë automatike me dylbi, të fshehur mes shkurreve. Autori u identifikua si Routh, i cili tentoi të largohej, por u arrestua pak më vonë. Në vendngjarje u gjetën edhe shënime që tregonin se ai kishte planifikuar atentatin prej muajsh.

Pas shpalljes së vendimit, Routh tentoi të vetëdëmtohej me një stilolaps, por u ndalua nga marshallët amerikanë. Ai do të dënohet më 18 dhjetor dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Presidenti Trump reagoi menjëherë, duke falënderuar forcat e sigurisë dhe dëshmitarin që ndihmoi në arrestim. “Ky ishte një njeri i lig me një qëllim të lig, dhe ata e kapën. Një moment i madh për drejtësinë në Amerikë!”, shkroi ai.

Prokuroria e përshkroi Routh si një person që kishte planifikuar me gjakftohtësi sulmin. “Ai kishte gati dhe siguresën e hequr. E kuptoni sa afër ishte ta realizonte?”, deklaroi prokurori John Shipley.

Procesi gjyqësor u shënua nga sjellje të çuditshme të Routh, i cili mbrojti vetveten, foli për Hitlerin, Putinin, madje sfidoi Trumpin në një lojë golfi. Megjithatë, provat e FBI-së treguan qartë se atentati ishte real dhe i përgatitur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz