back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeTentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova

Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova

Të ngjajshme

Dy raste të drogës në Ferizaj, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj në dy raste...

Arrestohen dy persona në veri të Mitrovicës për ushtrim ndikimi

Dy persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, nën...

Vushtrri: Burri sulmon gruan, strehimorja e merr bashkë me fëmijët

Një rast i dhunës në familje është raportuar në...

Drama e Champions vazhdon sonte, katër përballje që pritet të dhurojnë spektakël

Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe natën e sontme. Katër...

OKB: Dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit

Dëbimi dhe transferimi me forcë i fëmijëve ukrainas drejt...

Një 23 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë, pasi tentoi të vidhte një furgon, njofton policia e shtetit.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 23 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Ky shtetas u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mengjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Vlorës.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për verifikimin e përfshirjes së këtij shtetasi edhe në raste të tjera vjedhjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz