BallinaShowBizEgi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania...

Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania 5

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Atletja shqiptare, Egi Gjyzeli, është eliminuar të martën nga gara e spektaklit Big Brother VIP Albania 5, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit javor, ku përballë eliminimit ishin edhe banorët Artani, Juela, Rogerti dhe Edisa.

Pas mbylljes së votimit nga publiku, ishte pikërisht Egi Gjyzeli ajo që mori më pak mbështetje, duke u detyruar të lërë shtëpinë dhe garën për çmimin e madh.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, atletja u përfshi në dinamika të ndryshme me banorët, duke qenë pjesë e debateve dhe diskutimeve që shpeshherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Eliminimi i saj ka ndryshuar edhe një herë balancat brenda shtëpisë, ndërsa gara në “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të bëhet gjithnjë e më e fortë me banorët që mbeten në lojë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz