Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar tre persona për tentim vrasje.
Siç njofton policia, personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përcjell lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.
Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.
Ø A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/