back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeTentim vrasja në Pejë, Lirim Nikqi niset drejt QKUK-së për t’i hequr...

Tentim vrasja në Pejë, Lirim Nikqi niset drejt QKUK-së për t’i hequr dy plumbat nga trupi

Të ngjajshme

Lirim Nikqi i cili u plagos me dy plumba të premtën e kaluar në Pejë, është nisur  nga Spitali Regjional i Pejës për të vazhduar trajtimin tutje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se Nikqi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike në QKUK për të larguar dy plumbat e mbetur në trup, që u shkrepën nga tashmë i identifikuari Arb Shala.

Në aktvendimin e Gjyjaktës, thuhet se Shala dyshohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” sipas nenit 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366.

Shala, u ndalua nga policia më 12 shtator, rreth orës 23:50, ndërsa gjykata vendosi që ndaj tij të caktohet paraburgimi deri më 11 tetor 2025.

Seanca dëgjimore u mbajt më 14 shtator, ku prokurori i rastit, Ersan Qavolli, kërkoi paraburgimin, kërkesë që u pranua nga gjykata. Shala u përfaqësua nga avokati Veton Berisha.

Ngjarja tronditi qytetin e Pejës më 12 shtator, kur Shala dyshohet se plagosi Nikqin në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz