back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTelefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave

Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Gjykatësja paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK), Marjorie Masselot, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për të kërkuar ndihmë nga Instituti i Jashtëm Forenzik (EFI), me qëllim krijimin e një kopjeje të imazhit forenzik dhe raportit “Cellebrite” të telefonit të sekuestruar nga Hajredin Kuçi në mars të vitit 2024.

Telefoni në fjalë ndodhet ende nën ruajtjen e EFI-së që nga sekuestrimi, ndërsa materiali i nxjerrë më parë u është dorëzuar palëve në procedurë.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak se nuk e posedojnë fizikisht pajisjen, është e nevojshme krijimi i kopjes forenzike për të garantuar mbrojtjes qasje të plotë dhe të barabartë, raporton lajmi.net

Dokument:

Ky veprim, sipas Prokurorisë, është në përputhje me rregullin 102(3) të Rregullores së DSK-së, i cili parashikon që çdo i akuzuar ka të drejtë të marrë kopje forenzike të pajisjeve të sekuestruara. Kërkesa është mbështetur edhe nga mbrojtja e Kuçit, e cila ka theksuar rëndësinë e këtij materiali për përgatitjen e mbrojtjes.

Në vendimin e saj, gjykatësja Masselot urdhëron EFI-në që brenda tre javësh nga pranimi i kërkesës të përgatisë dhe të transmetojë përmes Zyrës së Regjistrit kopjen e imazhit forenzik dhe raportin “Cellebrite” te mbrojtja e Kuçit.

Ajo ka sqaruar se çdo paqartësi duhet t’i adresohet vetëm Regjistrit, i cili ka për detyrë të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të ndonjë problemi gjatë procesit.

Gjithashtu, EFI duhet të dorëzojë një raport të detajuar brenda 14 ditësh pas përfundimit të procedurës, në të cilin të sqarojë mënyrën e krijimit të materialit, masat mbrojtëse gjatë transmetimit dhe çdo vështirësi teknike të hasur.

Në dispozitivin e saj, gjykatësja urdhëron gjithashtu mbrojtjen e Kuçit që deri më 19 shtator 2025 të dorëzojë një version të redaktuar publik të shkresës së saj përkatëse ose të kërkojë riklasifikimin e saj si publike./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz