back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTekstet shkollore këtë vit nuk do të shpërndahen falas për këto dy...

Tekstet shkollore këtë vit nuk do të shpërndahen falas për këto dy klasë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Tekstet shkollore për klasat tetë dhe nëntë sivjet nuk do të shpërndahen falas nga Ministria e Arsimit.

Sipas zyrtarëve të MASHT-it, në bazë të udhëzimit administrativ, këto klasë e kanë për obligim të ruajnë librat dhe t’i kthejnë ato në shkollë. Më pas shkolla i shpërndanë për gjeneratën që vjen. Por, drejtues të disa shkollave thonë që nuk kanë qenë të njoftuar se duhet t’i sigurojnë librat e vjetër për t’i shpërndarë këtë vit. Ndërkohë, nxënësit tani duhet t’i sigurojnë vetë këto libra.

Nxënësit e klasave tetë dhe nëntë, nuk mund të kenë libra të rinj në këtë vit shkollor, pasi Ministria e Arsimit nuk i ka shpërndarë ato. Ata duhet t’i sigurojnë nga shokët e gjeneratës paraprake ose t’i blejnë në librari. Kështu thonë nxënëset Stina dhe Ola nga Shkolla “Ismail Qemali”, në Prishtinë, të cilave u është thënë se shkolla nuk i ka siguruar librat nga viti i kaluar.

Shumë mësimdhënës dhe drejtues shkollash, thanë jashtë mikrofonit të Radios, se nuk janë njoftuar me kohë që duhet t’i sigurojnë librat e përdorur nga viti i kaluar. Tashmë disa shkolla nuk kanë libra të klasës së tetë dhe nëntë, kështu që nxënësit duhet të interesohen për t’i siguruar vetë ato. Drejtorja e Shkollës “Faik Konica”, Gjylie Balaj, ka thënë për RTK-në se po bashkëpunojnë me shkollat e tjera për të plotësuar me libra njëra-tjetrën.

Ndërkohë, drejtori i departamentit për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën se në bazë të udhëzimit administrativ, klasat tetë dhe të nëntë e kanë për obligim t’i ruajnë librat dhe t’i kthejnë ato në shkollë, ku më pas shkolla i shpërndanë për gjeneratën që vjen.

Istogu, tha se qëllimi i ruajtjes së teksteve të klasave tetë dhe nëntë, ishte edhe për shkak të kursimit të buxhetit. Ndërkohë, sivjet janë shpërndarë tekstet e reja të cilat janë hartuar për klasat 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11.

Të Fundit

Sport

ShowBiz