Të shtëna më armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, policia jep detaje
dp

Lexo edheNP ‘Termokos’ do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

Të shtëna më armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfrimuar për IndeksOnline, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka një person është arrestuar në lidhje me rastin.
“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Lexo edheNP ‘Termokos’ do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje
Sipas saj, nga të shtënat nuk është raportuar se ka pasur persona të lënduar.
Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /IndeksOnline/