BallinaSportA do të reagojë UEFA pas koreve raciste nga ana e tifozëve...

A do të reagojë UEFA pas koreve raciste nga ana e tifozëve serbë “Kosova është Serbi”?

Të ngjajshme

“Asisti i javës” ndodhi në Ligën e Dytë të futbollit kosovar

Skuadra e Lepencit ka shënuar fitore të madhe në...

Austria dëbon tre diplomatë rusë për dyshime për spiunazh me antena në çati

Austria ka shpallur tre diplomatë rusë “persona non grata”...

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Rruga e shumëpritur Kijevë-Malishevë do të bëhet realitet. Kontrata...

A do të dënohet edhe Partizani i Beogradit?

Në fushë ishte çdo gjë brenda normave të “Fair Play”, ndërsa e gjithë transferta e Partizanit të Beogradit në Shqipëri shkoi pa asnjë incident, pavarësisht tensionit.

E pavarësisht kësaj, raporti i delegatit të ndeshjes ka penalizuar Skënderbeun.

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kompeticionet evropiane të futbollit, Skënderbeu, do të vuajë një ndeshje pa spektatorë në stadium, për shkak të koreve raciste dhe sjelljes jo korrekte të tifozëve në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” më 19 tetor.

Skënderbeu është dënuar gjithashtu me gjobë në masën 60.000 Euro.

Tani, në sfidën e kthimit në Beograd, tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.

Mbetet të shihet se si do të reagojë kjo e fundit dhe nëse delegati i UEFA-s do të shkruajë këtë incident në raport. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz