BallinaLajmeTë pakënaqur me zhvillimet në NISMA, shuhet një nëndegë në këtë fshat...

Të pakënaqur me zhvillimet në NISMA, shuhet një nëndegë në këtë fshat të Skendreajt

Të ngjajshme

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Partia e Fatmir Limajt, NISMA, ka mbetur pa një nëndegë. Kjo pasi nëndega në fshatin Likoc të Skënderajt ka shuar aktivitetin e saj, raporton DrenicaPress

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj nëndege, Elmi Hamza.

 

Lexojeni të plotë njoftimin e Elmi Hamzës, kryetar i nëndegës së NISMA në Likoc të Skenderajt:

 

NJOFTIM

Nëndega e NISMA Socialdemokrate e fshatit Likoc (Skënderaj)

Ka kohë që zhvillimet në NISMA lënë për të dëshiruar në shumë fusha: qëndrimet jo parimore të liderëve të partisë, udhëheqja e dobët në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dhënia hapësirë në NISMA përfituesve të deridjeshëm që kanë ardhur nga partitë e tjera etj.

Duke qenë të pakënaqur me zhvillimet në NISMA, qoftë në Skënderaj, qoftë në kryesinë e partisë dhe pas largimit të prof. dr. Bashkim Musliut nga NISMA, në konsultim me anëtarët e kryesisë, Nëndega e fshatit Likoc që nga sot shuan aktivitetin e saj.

Falënderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe na kanë besuar.

Me respekt, Kryetari i Nëndegës, Elmi Hamza

Foto: Elmi Hamza

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz