Që nga shkurti i sivjetem kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës u ballafaquam me një sagë që po le shije të rëndë përgjatë procesit të konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re. Pasojat e saj u përcollën me një legjitimitet të kontestuar dhe të lënduar të Qeverisë në detyrë si dhe me pasoja negative për pozitën ndërkombëtare të vendit . Ndër më të rëndat ne aspektin ekonomik është vonesa madhe e përdorimit te fondeve nga BE ,e kuadër të Programit të rritjes ekonomike. Për një vend si Kosova me nevoja të mëdha për investime në zhvillim ekonomik, arsim, kërkime dhe inovacion dhe shëndetësi , ky fakt nuk do duhej ta lë në indiferent askënd në nivel institucional dhe përgjithësisht në gjithë hallkat e shoqërisë.
Kur me në fund Kuvendi u konstitua , dhe i dekretuari nga Presidentja propozoi Qeverinë e re dhe ajo nuk mori besimin, u duk se te gjithë në pozitë dhe opozitë u pajtuan që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje te reja. Ndaj ishte për tu pritur se kjo te materializohej shumë shpejtë. Po kalon një javë dhe nuk shohim asnjë përpjekje që kjo çështje të merr rrugën dhe qe zgjedhjet te mbaheshin në fillim te dhjetorit dhe që mundësisht Viti I Ri të na gjej me Kuvend e Qeveri të re . Udhëtimet jashtë vendit, të cilat në kushtet normale sigurisht do të kishin rëndësinë e vet , në rastin tonë nuk do te duhej të ishin një prioritet. Përkundrazi!
Nëse deri në fillim te javës që vjen nuk shpallet data e zgjedhjeve të reja , atëherë partitë politike duhet të ngritën mbi nivelin e luftës primitive antagonistike për pushtet me çdo kusht dhe të aprovojnë një qeveri tranzicionale e përbërë proporcionalisht nga të gjitha partitë kuvendare, e cila do të kryesohej nga një personalitet konsensual ( jo nga ndonjëri prej liderëve partiakë)! Mandati i kësaj Qeveria do të ishte deri në mars të vitit 2026 kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja! Nëse ndonjëra nga partitë kuvendare refuzon te marrë pjesë në këtë Qeveri , le ta formojnë ato që pajtohen me këtë nën peshën e përgjegjësisë për evitimin e vakumit të stërzgjatur institucional.
Rrezikimi që vendi të mbetet pa buxhet, ose me buxhet të kontestuar ne aspektin ligjor , si dhe vonesa e vjeljes së fondeve nga Programi BE për rritje ekonomike dhe nuk do të duhej të tolerohej më tuje.