back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeTë lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile

Të ngjajshme

Rrëzohet Qeveria franceze

Parlamenti i Francës ka rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Francois...

Zekaj: Kushtetuesja do të gjej shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Avokati, Yll Zekaj konsideron se Gjykata Kushtetuese e Kosovës...

Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot afër Sllatinës janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla, i tha Gazetës Express së ata janë në gjendje stabile.

“Janë duke u realizuar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente”, tha ai.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha për Express se aksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.

“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka  humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha ai. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz