back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeTë gjithë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Marshin “Drejtësi, jo politikë”...

Të gjithë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Marshin “Drejtësi, jo politikë” po merr përkrahje të madhe

Të ngjajshme

Paris Grand Slam: Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi shkojnë tutje, Loxha eliminohet

Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot, e shtunë,...

Zelensky: SHBA-ja i ka dhënë afat deri në qershor përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja u...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të ”Paris Grand Slam”

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të ”Paris Grand...

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më 17 shkurt në Prishtinë, po merr përkrahje të madhe.Qytetarë, studentë, politikanë, sindikata e organizata të ndryshme kanë dalë në mbështetje të këtij marshi.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” çdo ditë po marrin përkrahje për këtë organizim, i cili do të jetë një solidarizim për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Vetëm në 24 orët e fundit, pro këtij marshi kanë janë shprehur disa kryetarë të komunave dhe sindikata të Kosovës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dalë në mbështetje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë në Prishtinë.Pas konsultimeve me strukturat sindikale, kryesia e SBASHK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe sindikal në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”.

Në njoftimin e saj, SBASHK thekson se kjo çështje ka peshë të veçantë sindikale dhe historike, pasi shumë nga çlirimtarët e UÇK-së ishin njëkohësisht arsimtarë dhe punëtorë të arsimit“Dalja në këtë marsh nuk është akt politik, por akt moral dhe qytetar. Është shprehje e ndërgjegjes sonë kolektive dhe vazhdimësi e misionit sindikal për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të së vërtetës”, është thënë në njoftim e SBAShK-ut.

Po ashtu, gjatë ditës së premte disa kryetar të komunave iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre për të iu bashkua këtij marshin.Njeri nga ta është edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Më 17 Shkurt, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjithë kemi një vendtakim të përbashkët: 📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë. 🕑 Ora 14:00. Të bashkohemi në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të vlerave dhe lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për burrat që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, për themeltarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo është thirrje për dinjitetin tonë, për të vërtetën e historisë sonë më të re!”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook.Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky marsh është në nderim të gjakut të derdhur për liri.

“Të dashur bashkëkombës, Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, le të bashkohemi në marshin gjithpopullor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në orën 14:00, me moton: “DREJTËSI, JO POLITIKË!” Ky marsh është nderim për gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës. Është qëndrim i qartë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe të vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare, mbi të cilat u ndërtua Kosova e lirë dhe e pavarur. Le të dëshmojmë që Kosova e cila lindi nga lufta e drejtë, nuk e harron historinë e saj dhe nuk e nëpërkëmb të vërtetën. Ju bëj thirrje të gjithëve pa dallim të bashkoheni me ne!”, ka shkruar Latifi.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” është përkrahur edhe nga komunat tjera, duke përfshirë ato që qeverisen nga VV-ja dhe LDK-ja.Gjithashtu në përkrahje të marshin kanë dalë edhe organizata të ndryshme studentore.

Platforma “Liria ka Emër”, e cila është organizatore e këtij marshi, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e kësaj ngjarje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz