BallinaLajmeLajçi – Osmanit: Si ka mundësi që Presidentja ta shkel ligjin e...

Lajçi – Osmanit: Si ka mundësi që Presidentja ta shkel ligjin e të mos jep llogari? – Thirr seancë për shkarkimin tënd

Të ngjajshme

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese...

11 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prilep të Deçanit

Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë...

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka shkruar në lidhje me vendimin që ka marrë dje Gjykata Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai drejtuar Osmanit ka thënë “thirr seancë për shkarkimin tënd”.

“Mos më thoni se po tallem me nji zyrtare të naltë. Jo. Unë po tallem me vetën teme, me dashninë teme ndaj shtetit tem. Sepse Kosova del mirë vetëm kur duket mirë Presidentja — e Presidentja, kokërrosh, ecë rrugëve të shtetit tue buzëqeshë e tue folë popullorçe: — “S’po duen me m’ba Presidente!” Jo! Mos më akuzoni për tallje, se unë po tallem veç mbasi ajo e talli vetën”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Ai ka konsideruar se Osmani e ka “përdhosur ligjin që duhej ta mbronte, e ka përligjur shkeljen dhe e ka lënë Parlamentin pa zë”.

“E kush asht ma i rrezikshëm se ai që gabon e gëzohet me gabimin e vet? Unë e kam dashtë. E kam dashtë aq shumë, sa kam shkrue dikur: “Kam dashtë me qenë i jueji, e nimfat rreth teje nuk më kan lanë.” Dhe … më kanë përqeshë, më kanë sha, më kanë ba armik — jo ata që i kam kritiku, por ata që i kanë duartrokitë”, ka shkruar ai.

Ai i është drejtuar Kushtetueses me disa pyetje.

“Si ka mundësi që Presidentja ta shkelë ligjin e të mos japë llogari? Si ka mundësi që shkelja të kalojë si fitore? E kush i përgjigjet kësaj, nëse jo drejtësia? Nuk asht tallje — asht zhgënjim.”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kur pushteti e djeg besimin, nuk mbetet asgjë që të shpëtohet përveç hirit.

“E “djege” Kosovën (Kuvendin po se po),në sytë e atyne që besuen, e sot kërkoni prapë besim, prapë votë, prapë dashni. Jo. Kur digjet dashnia, nuk ndizet ma me fjalë. Nuk ka ma “kam dashtë me të dashtë”. Sepse karrigen e ktheve në pallat, e shtetin në roje të tij. E tash mbeteni vetëm me atë që keni ndërtue: me pushtet pa besim dhe me pasuni pa nder”, ka shtuar Lajçi në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz