back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaTë gjitha rrugët e Drenasit janë të kalueshme

Të gjitha rrugët e Drenasit janë të kalueshme

Të ngjajshme

Drenicasi Qendrim Pirraku shkëlqen në kardiokirurgji me notë të lartë ( FOTO)

Qendrim Pirraku nga Drenasi ka përfunduar me sukses specializimin...

Paris Guri: Nëse e shkel Kushtetutën je super kriminel – Çka je nëse e shkel 32 herë?

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri, ka kritikuar...

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit...

Zhegrova fillon nga minuta e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova, titullar tek Juventus në ndeshjen e sotme...

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

 

Në Komunën e Drenasit për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror, Komuna ka kontraktuar dy kompani të cilat vazhdimisht janë angazhuar ne teren për pastrimin e rrugëve si në zonat urbane gjithashtu edhe ato rurale.
Sipas Drejtoreshës së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj – Thaçi, prioritet kanë qenë qendra në qytet, shtëpitë e shëndetit dhe qendrat e komuniteti, ndërsa prioritet të veçantë i është kushtuar rasteve në dializë ku gjithsejtë janë 30 persona nëpër vendbanime të ndryshme të kësaj Komune. Vlen të theksohet se edhe gjatë ditëve të festave organi mbikëqyrës ka qenë në teren bashkë me kompanitë e kontraktuara me qëllim të ofrimit sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, po ashtu janë respektuar edhe të gjitha telefonatat e qytetarëve për raste emergjente. Për herë të parë, Komuna këtë vit projektin për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit dimrit e ka ndarë në dy loto, më qëllim që t’i ofrohet qytetarëve një shërbim më efikas. Gjithsejtë në territorin e Komunës së Drenasit janë pastruar 210 kilometra të asfaltuara, 55 kilometra rrugë lokale dhe trotuaret në qytet.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz