back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaSportTë çmendur pas Muçit! Presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit bën...

Të çmendur pas Muçit! Presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit bën thirrje: Ta blejmë ne me paratë tona!

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Forma e shkëlqyer që ka treguar Ernest Muçi te Trabzonspori dhe fakti që është lidhur shumë shpejt me mbështetësit e kësaj skuadre, ka bërë që të nisin menjëherë thirrjet ndaj klubit që të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Beshiktashi, edhe pse nuk kanë kaluar ende 6 muaj nga huazimi i tij.

Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe sipas Hasan Bahadir, presidentit të shoqatës së tifozëve të Trabzonspor, ajo që e bën më shumë pjesë të klubit është fakti se ai ka festuar çdo gol edhe ndaj skuadrës që zotëronte kartonin e tij.

“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjen se ka në zotërim këtë tribunë”, tha Bahadir, i cili më pas bëri një propozim shumë të veçantë, që vetë tifozët të mblidhnin një shifër për të paguar kartonin e Muçit, që është caktuar 8,5 milionë euro nga Beshiktashi.

“Në ato momente, ne kuptuam këtë: që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por të shikimi dhe reagimi. Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje, le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një “transferim tifozësh”. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti”, ishte thirrja e tij për tifozët e tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz