Talat Xhaferi: Nuk lusë askënd për formimin e qeverisë së re, dhe aq më pak Ivanovin
03

Lexo edheKapet 1.5 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohen dy skafistët shqiptarë

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë një deklarate për shtyp, ka thënë se nuk ka ndërmend të lusë askënd për formimin e qeverisë së re, dhe aq më pak presidentin Ivanov.
Ai ka theksuar se Ivanov ka afat deri më 19 maj për të dhënë mandatin për të lejuar formimin e qeverisë së re, përdryshe, ai do të zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit.
“Në aspekti ninstitucional obligimet e mia ndaj Ivanovit kanë përfunduar”, tha Xhaferi.

Lexo edheKapet 1.5 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohen dy skafistët shqiptarë
Lidhur me zgjedhjeve lokale, Xhaferi tha se ato do të mbahen kur partitë politike të arrijnë në konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe u bëri thirrje palëve se zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit 70 ditor. /albeu.com/