BallinaLajmeTaksistët ilegalë në Prishtinë, gjoba e konfiskim veturash

Taksistët ilegalë në Prishtinë, gjoba e konfiskim veturash

Të ngjajshme

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur tek në mandatin e dytë të vendos rregull në transportin e kryeqytetit.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur që në këtë mandat ta rregulloj transportin në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Kështu, Inspektorati i Prishtinës ka ndërmarrë aksionin e dytë brenda javës për konfiskimin dhe gjobitjen e taksive ilegalë.

Adonis Tahiri, shef i Inspektoratit, ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë.

“Edhe gjatë fundjavës, ekipet kujdestare të Inspekcionit kanë vazhduar aksionin për ndalimin e transportimit ilegal të udhëtarëve. Do të angazhohemi maksimalisht për pastrimin e linjave dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për transportin publik. Gjoba dhe konfiskime, deri në arritjen e qëllimit: Pa taksi ilegalë!”, ka shkruar Tahiri, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Të premten e kaluar, Tahiri kishte njoftuar, po ashtu, se gjashtë ekipe të Inspektoratit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë.

“Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht. U shqiptuan gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave.

Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz