BallinaBotëTaksë e re për hyrje në Greqi!

Taksë e re për hyrje në Greqi!

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Aktori i njohur triumfon në luftën kundër kancerit

Sam Neill ka zbuluar se është pa kancer pas...

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se vlerëson se...

Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Kosovës

Dyshohet se një bombolë e gazit lotsjellës është hedhur...

Nuk ka ndodhur më parë në Champions, PSG-ja e Bayerni bëjnë histori

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu bënë histori në Ligën...

Situata e vështirë financiare në të cilën gjendet Greqia i ka detyruar autoritet greke të sajojnë mënyrë të re për të mbushur buxhetin e shtetit.

Masa më e re, të cilën autoritetet greke planifikojnë t’ia prezantojnë kreditorëve ndërkombëtarë, pritet të sjell të hyra financiare në arkën shtetërore prej përafërsisht 15 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas mediave në Greqi, të gjithë automjetet e huaja që do të hyjnë në Greqi, do të paguajnë taksë tranzitore.

Çdo makine me tabela të huaja e cila do të hyjë në Greqi do ti jepet etiketë me çip, për të cilën do të kërkohet pagesë.

Tani për tani nuk ka informata se kur saktësisht do të hyjë në fuqi kjo masë dhe kur do të nis të zbatohet.

Si pjesë e masave të reja është planifikuar edhe vendosja e taksës së veçantë për hotelet por edhe për kapacitetet tjera për akomodim. Hotelet me tre yje do të paguajnë taksë të veçantë prej tre eurosh për çdo bujtje, hotelet me katër yje – katër euro, ndërsa hotelet me pesë yje do të paguajnë taksë në vlerë prej 5 euro për një bujtje. Pritjet janë se me këto masa shteti do të ketë të hyra plotësuese në vlerë prej 400 milionë eurosh.

Po ashtu, planifikohet edhe rritja e akcizës së karburanteve si dhe të normës së TVSH, e cila për momentin është 25 për qind dhe është një nga më të lartat në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz