back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaBotëTakimi Zelensky–Macron në Paris, presidenti ukrainas: Lufta duhet të përfundojë sa më...

Takimi Zelensky–Macron në Paris, presidenti ukrainas: Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

Të ngjajshme

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin...

Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

Sipas mediave italiane, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në  përfundimin e luftës, dhe po ashtu sipas tij, paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.

“Gjatë bisedimeve disa-orëshe me Macron kishim në fokus negociatat për ti dhënë fund luftës. Paqja duhet të bëhet vërtet e qëndrueshme.Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në X.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris, disa orë më parë për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, një anëtar i ekipit amerikan në Florida, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, dutën e nesërme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz