back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeTakimi mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale! JD Vance do të...

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale! JD Vance do të jetë sërish pjesë e bisedimeve

Të ngjajshme

Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Shpërthim në objektin e kandidatit të Listës Serbe në Veri

Vetëm pesë orë më parë, zjarrfikësit lokalizuan një zjarr...

Pasojat e goditjes me këmbë nga Vedat Muriqi në fytyrë të Joan Garcias janë shokuese

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pësoi një goditje të...

Inter fokusohet në transferimin e Frendrup

Me Romën që e ka larguar nga tregu objektivin...

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të jetë i pranishëm në takimin zyrtar mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën në Zyrën Ovale.

Praninë e Vance e ka konfirmuar një burim për CNN.

Ky do të jetë një takim i rëndësishëm mes dy liderëve në një moment kritik për situatën në Ukrainë dhe për raportet SHBA-Kiev.

Vizita e fundit e Zelenskyt në Zyrën Ovale ndodhi në shkurt dhe u shoqërua me tensione politike. Në atë kohë, JD Vance kritikoi presidentin ukrainas për, sipas tij, mungesë mirënjohjeje ndaj ndihmës amerikane, duke e pyetur publikisht: “A e ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’?”

Megjithatë, në muajin maj, Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takuan me Zelenskyn në Itali, në një përpjekje për të zbutur tonet dhe për të vendosur dialog konstruktiv. Edhe pse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median, Vance publikoi më vonë një foto me Zelenskyn, ku të dy shfaqen duke buzëqeshur.

Takimi i së hënës pritet të fokusohet në çështje të sigurisë, ndihmën ushtarake dhe zhvillimet më të fundit në fushën e betejës në Ukrainë. Roli i JD Vance në këtë dialog pritet të tërheqë vëmendje të veçantë, për shkak të qëndrimeve të tij të mëhershme skeptike ndaj ndihmës për Ukrainën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz