Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, shkruan në rrjetin “X” se Maqedonia e Veriut është bërë një aleat kyç brenda NATO-s në vitet e fundit dhe “marrëdhënia midis dy vendeve tona është e shkëlqyer”, thekson ai.
Tutje, Landau informon se sot u takua me Ministrin e Jashtëm maqedonas Timco Mucunski “si pjesë e Dialogut të dytë Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut në Uashington, D.C., për të çuar përpara prioritetet SHBA-Maqedoni e Veriut: ndarje më e fortë e barrës së NATO-s, furnizime të diversifikuara me energji dhe një klimë më të hapur dhe të sigurt investimesh për kompanitë amerikane”.
“Ne nënshkruam marrëveshje të rëndësishme për energjinë dhe kulturën”, shprehet ai.
Postimi:
North Macedonia has become a key ally within NATO in recent years, and the relationship between our two countries is excellent. I met today with Foreign Minister @TimcoMucunski as part of the second U.S.-North Macedonia Strategic Dialogue in Washington, D.C. to advance… pic.twitter.com/hiMaZgTAcy
— Christopher Landau (@DeputySecState) April 7, 2026