back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeTakimi i dyshimtë i Agim Veliut me biznesmenin e dënuar për krime...

Takimi i dyshimtë i Agim Veliut me biznesmenin e dënuar për krime (FOTO)

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Ministri tashmë i shkarkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvillua një takim të dyshimtë me një person të dënuar për krime.

Blerim Potera, i ka shkuar në takim Veliut në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Takimi siç merr vesh Gazeta Insajderi është zhvilluar me datën 14 mars, pak ditë para shkarkimit të Veliut nga kryeministri Albin Kurti.

Potera,  është i njohur për sistemin e drejtësisë për disa vepra penale, shkruan Insajderi.

Para një viti, Blerim Potera bashkë me Astrit Mehmetin i njohur si Llepota, e kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar”.

Policia kishte arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ishin dërguar në mbajtje.Takimi i dyshimtë i Agim Veliut me Blerim Poterën, biznesmenin e dënuar për krime

Biznesmeni Potera ka qenë i dënuar dhe hetuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim armesh, kallëzim I rrejshëm e lëndim trupor.

Gjatë kohësa sa ka qenë në vuajtje të dënimit me burg ai ishte favorizuar nga zyrtarë të lartë të burgjeve.

Ai madje ishte fotografuar edhe me zyrtarë të lartë të burgjeve, gjatë një darke në një restorant luksoz.

Aty Potera shihen së bashku, duke e shijuar darkën me Drejtorin e atëhershëm të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtori për Siguri i Burgjeve të Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz