BallinaSportTakimet e radhës të Kosovës: Tri ndeshje si vendas, dy si mysafir

Takimet e radhës të Kosovës: Tri ndeshje si vendas, dy si mysafir

Të ngjajshme

LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në...

Tronditet Liverpooli, ylli i skuadrës e hup sezonin

Arne Slot ka konfirmuar se portieri i Liverpoolit, Alison...

Dyshohet se KEDS mashtroi qytetarët përmes njehsorëve, Prokuroria autorizon Policinë për grumbullimin e informatave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka...

Dyshohet për granatë në Mitrovicë të Veriut, policia po kryen kontrolle

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është...

Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti mbrëmë Bullgarinë 2-3, duke u pozicionuar në vendin e tretë në Grupin A të kualifikimeve në Euro 2020.

‘Dardanët’ aktualisht janë në vendin e tretë me pesë pikë të grumbulluara, gjersa kanë një fitore dhe dy barazime, ndërsa kanë 14 ndeshje pa humbje që nga Liga e Kombeve.

Anglia me Republikën e Çekisë janë liderë të grupit me nga gjashtë pikë, ndërsa Mali i Zi që gjendet në vendin e katërt dhe Bullgaria, kanë nga dy pikë.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Përfaqësueset tani do të kenë një pushim tre mujor, për t’u rikthyer sërish me ndeshje në muajin shtator, e që Kosova ka shansin e mirë që ta rrëmbejë vendin e dytë,

‘Dardanët’ do të përballen me Republikën e Çekisë më 7 shtator nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e që në rast se marrim tri pikë, do të dalim në vendin e dytë, por edhe në të parin në rast se dështon Anglia.

Më pas, Kosova do të jetë mysafir i  Tre Luanëve më 10 shtator, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Përfaqësueset do të kenë edhe nga një miqësore pas ndeshjeve të shtatorit, ndërsa tanët do të përballen me Gjibraltarin më 10 tetor nga ora 20:00.

Tri ndeshjet e Kosovës në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian, do të jenë ajo ndaj Malit të Zi në Prishtinë më 14 tetor nga ora 20:45.

Ndërsa, në nëntor do të përballemi me Republikën e Çekisë si mysafir më 14 tetor nga ora 20:45, e që ndeshjet e fundit kualifikuese do ta kemi me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz