Tahiri takoi ambasadorin austriak në Kosovë, premtohet vazhdimi i bashkëpunimit
03
Lexo edheRexhep Selimi, për ditëlindje i bënë një urim të veçante Sylejman Selimit në burg
Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ambasadori Pfandler ka falënderuar Mnistrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal.
Ministri Tahiri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit.
Lexo edheRexhep Selimi, për ditëlindje i bënë një urim të veçante Sylejman Selimit në burg
Ambasadori Pfandler, duke vlerësuar të arriturat që ka bërë Kosova, ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën.