BallinaLajmeTahiri: Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në...

Tahiri: Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u tentua nga partia e parë që të votohet buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kjo seancë është shembulli më i qartë se “kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër”, shkruan lajmi.net.

“Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka shumicë funksionale? Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë? Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë. Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz