HomeLajmeTahiri: Gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro

Tahiri: Gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro

Të ngjajshme

E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm...

28 foshnja lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh,...

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur se duhet të bëhen investime të cilat e bëjnë Kosovën superfuqi energjetike.

Ai për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova u shpreh se qëndrueshmëria energjetike në Kosovë është jetike.

“Duhet të bëhen investime të cilat do ta bëjnë Kosovën superfuqi energjetike. Investime shumë të sakta të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë edhe me pastërtinë, po njëkohësisht edhe me energjinë e pastër, në anën tjetër projekti i dytë shumë i madh është projekti i gazit amerikan, ndërlidhja me gypa dhe pastaj ndalja në Ferizaj për të bërë atë centralin e gazit”, tha ai.

Tahiri gjithashtu u shpreh se gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro.

“Qëndrueshmëria energjetike e Kosovës është jetike, nuk është vetëm siguri që do të kemi rrymë, por është siguri e një vendi mos me qenë në dorë të tregtarëve të cilët për gjatë kësaj qeverie, diku kanë blerë rrymë, apo është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro, me 1 miliard euro i kishim kryer të dyjat”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz