Tahiri: Çmimet e larta po e rëndojnë jetën e familjeve, ndryshimi vjen vetëm me bashkim qytetar
dp

Lexo edheHamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike (Video)

Ai ka theksuar se ulja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe e energjisë elektrike mund të arrihet vetëm përmes një angazhimi të përbashkët qytetar dhe ndryshimit të qeverisjes aktuale.
“Vetëm bashkë mund t’i ulim çmimet e produkteve ushqimore, të energjisë elektrike dhe t’u japim lehtësim real familjeve tona,” ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve për ndryshim tashmë është e dukshme, siç u pa në tubimet e mbajtura në Viti, Gjilan, Klinë dhe Pejë.
Tahiri ka vlerësuar se Bedri Hamza përfaqëson alternativën më të mirë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza ekonomike dhe për të ndërtuar stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët. /Lajmi.net/

Lexo edheHamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike (Video)