Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim Komandantin e UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi-Sulltani. Kryetari Lladrovci ka falënderuar Gjeneral, Selimin për vizitën.
Gjenerali, Sylejman Selimi-Sulltani ka uruar kryetarin Lladrovci për detyrën e re dhe ka kujtuar bashkëpunimet që kanë pasur gjatë kohës sa ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe TMK-së.
Kryetari Lladrovci ka shoqëruar Gjeneral Selimin për homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovci në sheshin e Drenasit, ku edhe ka venë buqeta me lule, pastaj se bashku kanë vizituar edhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.