BallinaLajmeSupremja merr një vendim të rëndësishëm për rastin e Sylejman Selimit e...

Supremja merr një vendim të rëndësishëm për rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen në Gjykatë. Supremja ka vendosur që rasti “Drenica 1” të kthehet sërish në rigjykim.

Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbron ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka treguar se ky i fundit do të kthehet në rigjykim.

“Më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm”, ka thënë Gashi.

“Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast”, ka shtuar më tej ai.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri,  është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjykata-supreme-merr-nje-vendim-te-rendesishem-per-rastin-e-sylejman-selimit-e-sami-lushtakut-548559/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz