Sulmoi fizikisht një grua, arrestohet prishtinasi

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht një grua, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo edheKjo është komuna ku diaspora nuk ka dërguar asnjë votë
I dyshuari është dërguar bë mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/














