back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSulmohet shtëpia e gruas së parë të Oliver Ivanoviqit

Sulmohet shtëpia e gruas së parë të Oliver Ivanoviqit

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shtëpia që u qëllua me gurë mbrëmë në Mitrovicën veriore është shtëpia familjare e ish bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit, i vrarë ditë më parë, shkruan gazeta serbe”Novosti”

Kjo gazetë shton se kjo shtëpi i takon familjes së Marina Ivanoviq, në të cilën jetojnë nëna e saj Nadezhda dhe vëllai Branimir Cvetniq. Askush nuk u lëndua në këtë incident

“Nëna dhe vëllai kanë qenë të zgjuar kur ndodhi sulmi, por kanë menduar se është ndonjë shishe nga kafiteria që gjendet përballë shtëpisë. Vetëm në mbrëmje, kur erdha të marr disa gjëra të miat nga dhoma, e pamë se është thyer dritarja. Në dhomë gjetëm një gur të madh, me të cilin ishte kryer ky sulm, që tregon qartë se bëhet fjalë për vepër të paramenduar”, ka thënë për “Novosti” tha Marina Ivanoviq.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express sulmin ndaj shtëpisë së ish-bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicën e Veriut. Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti i tha Gazetës Express se rasti ka ndodhur dy ditë më parë. Konkretisht, ai tregon se dikush ka gjuajtur në një xham të shtëpisë me një mjet që dyshohet të jetë shishe e xhamit apo një gur. Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti i tha Gazetës Express se rasti ka ndodhur dy ditë më parë. Konkretisht, ai tregon se dikush ka gjuajtur në një xham të shtëpisë me një mjet që dyshohet të jetë shishe e xhamit apo një gur. “Me shishe xhami apo me guri nuk e dijmë as qëllimin, mirëpo rasti është raportuar tek mbrëmë sepse aantarët e shtëpisë nuk e kanë vërejtur, e kanë vërejtur me vonesë edhe prandaj e kanë raportuar mbrëmë. Rasti është hap si dëmtim i pasurisë. Policia i ka kryer veprimet e veta në terren”, bëri të ditur ai. Për sulmin ka shkruar mbrëmë edhe gazeta serbe ”Novosti” Kjo gazetë shton se kjo shtëpi i takon familjes së Marina Ivanoviq, në të cilën jetojnë nëna e saj Nadezhda dhe vëllai Branimir Cvetniq. Asnjë person nuk është lënduar në këtë rast./Express

Express do t’ju sjell detaje nga kjo ngjarje…

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz