Sulmohet një polic në Istog, arrestohet i dyshuari
dp

Lexo edheIbrahimi nga AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit

Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 10:05.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar policët, ndërsa si pasojë e sulmit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Lexo edheIbrahimi nga AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/