back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSulmohet gazetari i televizionit T7 (FOTO)

Sulmohet gazetari i televizionit T7 (FOTO)

Të ngjajshme

Gazetari i Televizionit 7, Valon Rashiti, është sulmuar nga persona të panjohur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në pasditen e së martës.

Gazetari i T7, derisa po tentonte të merrte informacion për dy personat e plagosur rreth orës 17, afër gjimnazit “Sami Frashëri”, u sulmua në kokë nga njëri nga familjarët e të lënduarave, në praninë e Policisë së Kosovës.

Sulmin ndaj tij, Rashiti tashmë ka shkuar ta paraqesë në Polici.

Sulmohet gazetari i T7, Valon Rashiti

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz