back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

​Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

Aksident mes dy veturave në Sllatinë, shkaktohen kolona

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Laert Vasili për Ilnisën: Nuk mund të bëj dashuri me të

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën,...

Përditësimi i fundit në pikat kufitare, rritet mbi 2 orë koha e pritjes te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e...

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me sulmin fizik ndaj dy zyrtarëve policorë në Drobesh të Vitisë dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të tregohen të pa kompromis ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët e rendit.

“Dhuna ndaj pjesëtarëve të policisë është e papranueshme dhe kërkon ndëshkim të menjëhershëm”, thuhet në reagim.

Sindikata e Policisë së Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të mos ushtrojnë rezistencë ndaj urdhrave ligjorë të zyrtarëve policorë, pasi një gjë e tillë përbën vepër penale.

“Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë dhe garantuese e rendit kushtetues, prandaj meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.”

Dy zyrtarë policorë mbrëmë në orën 20:00 janë sulmuar fizikisht gjatë tentimit për arrestimin e tre personave.

Policët e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar. Personi i tretë i dyshuar gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. 

- Advertisement -

Të Fundit