back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSulmi mbi Kuvendin, drejtori i Policisë raporton para Komisionit për Siguri

Sulmi mbi Kuvendin, drejtori i Policisë raporton para Komisionit për Siguri

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Për sulmin me raketahedhës në drejtim të Kuvendit që ndodhi të enjten mbrëma, nesër para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Siguri do të raportojë drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Tri ditë pas sulmit me raketahedhës në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, organet e sigurisë nuk kanë asnjë të dyshuar.

Policia e Kosovës ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për qytetarët që japin informacion, e që pretendohet të shpejtojë hetimet për kapjen e autorëve.
Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka kërkuar informacion zyrtar për sulmin e fundit ndaj legjislativit nga Policia e Kosovës. Më kërkesë të këtij Komisioni të hënën (nesër) në orën 10:00, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pritet të raportojë në Komision.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “Zërin” se Policia është duke punuar në mënyrë konsistente për zbardhjen e rastit. Ai ka thënë se deri më tash nuk kanë ndonjë dyshuar. “Janë duke u vlerësuar faktet, rrethanat dhe koha në të cilën ka ndodhur sulmi, përveç trajtimit profesional të dëshmive që janë gjetur, PK ka ofruar edhe një shpërblim prej 10 000 eurosh për cilindo qytetar që ka sado pak informacione që mund të shpien në kapjen sa më të shpejtë të kryesve të këtij akti kriminal”, ka thënë ai për “Zërin”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz