Sulmet ruse vrasin civilë ukrainas para takimit të rëndësishëm në Uashington
dp

Lexo edheDosja e Prokurorisë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Sulmet ruse me dronë goditën një ndërtesë banimi në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, para një takimi të rëndësishëm në Uashington ndërmjet udhëheqësve të Ukrainës, atyre evropianë dhe të SHBA-së.
Prefekti i Harkivit tha më 18 gusht se të paktën 7 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën. Qyteti i Zaporizhjas, po ashtu, u godit nga sulme të përgjakshme.
Në përgjithësi, sulmet ruse gjatë natës në qytetet ukrainase i vranë 10 njerëz. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti sulmet “përpjekje cinike” për t’i minuar bisedimet në Uashington./REL

Lexo edheDosja e Prokurorisë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999