back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajme“Sulmet e VV-së ndaj Haradinajt nuk ndikojnë”, Gjini: Radojçiq është dëbuar nga...

“Sulmet e VV-së ndaj Haradinajt nuk ndikojnë”, Gjini: Radojçiq është dëbuar nga Kosova në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër

Të ngjajshme

Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli ta largojë ushtrinë

Negociatat për konsolidimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të...

Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

Të shtunën në mesnatë është përmbyllur procesi i regjistrimit...

Ish-presidenti i KOK-ut aderon në PDK

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka...

Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dëmtimin e...

“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir Shaqirin për 65-vjetorin e lindjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka reaguar ndaj akuzave dhe sulmeve që, sipas tij, Vetëvendosje po i drejton ndaj Ramush Haradinajt duke e lidhur me Serbinë dhe Milan Radojçiqin.

Ai tha se këto pretendime janë të pavërteta dhe po krijojnë efekt të kundërt.

“Nuk besoj që ia heq një votë të vetme Ramush Haradinajt cilido sulm i kujtdo prej Vetëvendosjes që ndërlidh me Serbinë e me Radojçiqin. Në fakt është duke krijuar efekt të kundërt. Unë jam duke e parë në terren edhe me njerëzit të cilët eventualisht kanë mujt me abstenu prej zgjedhjeve të kaluara; veç kthehet me njëfarë inati, se e dinë që nuk mundet me pas asgjë të vërtetë në rrëfimet që Ramushi është me Listën Serbe”, u shpreh Gjini.

Ai theksoi se roli i Haradinajt në raport me Milan Radojçiqin është i dokumentuar dhe i qartë, duke kujtuar se largimi i këtij të fundit nga Kosova ka ndodhur pikërisht në kohën kur Haradinaj ishte në krye të qeverisë.

“Radoiçiq është dëbuar prej Kosovës në kohën kur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër. I është bastisur shtëpia edhe i është ngritur aktakuzë”, tha Gjini, duke shtuar se çështjet duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me manipulime politike.Në vijim, Gjini foli edhe për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që do të ketë rezultati final në formimin e institucioneve.

“Seriozisht po, unë pajtohem që duam me e marrë seriozisht edhe e kemi marrë shumë seriozisht, rezultatin ku me themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve nuk e ka asnjë dilemë në Aleancë që e rrezikojmë pragun, për shkak se e dimë. Ama do të jetë tepër me rëndësi a do t’i kemi 8–9, 10 apo 11 deputetë. Do të jetë shumë e rëndësishme për krijimin e institucioneve të ardhshme, apo 12, kush e di”, tha ai.

Gjini përfundoi duke theksuar: “Cili do të jetë rezultati, do të ndikojë drejtpërdrejt.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz