Suarez nderon Atleticon, Reali fiton në Bilbao! Disfatë e Barcelonës

Çmenduri në javën e parafundit të La Ligas, me Atletico Madrid që ka arritur të bëjë përmbysjen e titullit ndaj Osasunës në shtëpi, me fitoren 2-1 që u vulos nga Suarez. Real Madrid triumfoi në Bilbao 0-1, ndërsa Barcelona hoqi dorë përfundimisht nga gara pas humbjes befasuese 1-2 ndaj Celtas.
Atletico Madrid dominoi gjithçka në pjesën e parë ndaj Osasunës, por asnjë nga tentativat nuk shkoi në rrjetë dhe fraksioni u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë, madrilenët u hodhën në sulm në kërkim të fitores dhe në minutën e 75-të e pësuan në kundërsulm. Zhgënjim i madh te djemtë e Simeones që panë shpresat e titullit t’i largoheshin, por çdo gjë ndryshoi.
Fillimisht, Renan Lodi shënoi në minutën e 81’, duke barazuar 1-1 dhe pëmbysja e çmendur erdhi 3 minuta para fundit. I zakonshmi Luis Suarez shkundi rrjetën dhe çoi shifrat në 2-1. Festë e çmendur tek Atletico që tashmë është vetëm një fitore larg titullit kampion.

Lexo edheÇfarë goli të mrekullueshëm ka shënuar Cuadrado
Nga ana tjetër, në Bilbao, Real Madrid mban gjallë shpresat për titull, pasi ka fituar me shifrat 0-1. Një gol i Nachos i në minutën e 68’ ka mjaftuar për fitoren 0-1. Surpriza e madhe ka ardhur në “Camp Nou”, ku Barcelona i ka thënë lamtumirë titullit pas humbjes shokuese 1-2 ndaj Celta Vigos.
Messi shënoi në minutën e 28’, por Santi Mina përmbysi gjithçka. Fillimisht, Mina barazoi në pjesën e parë dhe në minutën e 89’ shënoi golin e surprizës së madhe, që nxjerr jashtë gare përfundimisht Barcelonën.














