S’u përfundua asnjë projekt i premtuar, as 30 gjilanas s’i mblidhen Kurtit e Hysenit për projektin 18 milionë euro
dp

Lexo edheHamiti: Për zyrtarët e VV-së e vërteta është opsionale, faktet për ta nuk kanë rendësi

Projekti, i cilësuar si investimi më i madh kapital ndonjëherë në këtë komunë, ka një vlerë prej 18 milionë euro dhe parasheh transformimin urban të një pjese të qendrës së Gjilanit, raporton lajmi.net
Bulevardi pritet të ketë një gjatësi prej 450 metrash dhe përfshin ndërtimin e një nënkalimi nga Stacioni i Autobusëve deri te objekti aktual i Komunës, ndërtimin e një parkingu nëntokësor me rreth 500 vendparkime në dy kate, si dhe ngritjen e një objekti të ri pesëkatësh për Administratën Komunale me një sipërfaqe prej 8,600 metra katrorë.
Kontrata e nënshkruar parasheh përfundimin e punimeve brenda një periudhe dyvjeçare.

Lexo edheHamiti: Për zyrtarët e VV-së e vërteta është opsionale, faktet për ta nuk kanë rendësi
Megjithatë, mungesa e interesimit të qytetarëve për ceremoninë e nisjes së projektit ka ngritur pikëpyetje rreth besimit në këtë investim, kur premtimet e mëparshme të qeverisjes lokale dhe qendrore nuk kanë arritur të finalizohen./Lajmi.net/