Studimi i ri zbulon nëse e përhapin koronavirusin njerëzit asimptomatikë

Prova të reja janë shfaqur në lidhje me rreziqet e pacientëve me Covid-19, por asimptomatikë. Studiuesit zbuluan se ngarkesa virale e atyre pa simptoma është po aq e lartë sa e njerëzve të infektuar që kolliten apo kanë ethe.
Duke qenë se pacientët asimptomatikë e përmbajnë virusin e njohur si SARS-CoV-2 në hundët dhe fytin e tyre, njësoj si ata me simptoma, ata kanë po aq të ngjarë ta përhapnin atë.
Ekipi, i spitalit Soonchunhyang University Seoul në Korenë e Jugut shprehen se këto përfundime theksojnë rëndësinë e testimit dhe gjurmimit të kontakteve në mënyrë që njerëzit pa simptoma të mund të izolohen shpejt, duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e transmetimit.
Për studimin, të botuar në JAMA Medicine Medicine, ekipi vëzhgoi 303 pacientë të infektuar nga virusi, midis periudhës 6 dhe 26 mars. Të gjithë pjesëmarrësit u izoluan në një qendër trajtimi në Cheonan, Korenë e Jugut – një qytet në jug të kryeqytetit të Seulit.

Lexo edhe43 vjeçari zgjohet nga koma, por kupton se ka humbur dy prindërit nga koronavirusi
Rezultatet treguan se ngarkesat virale të pacientëve simptomatikë kanë prirje të ulen pak më ngadalë me kalimin e kohës se pacientët asimptomatikë
Në ditën e 14-të të izolimit, 33.7% e pacientëve pa simptoma rezultuan negativë ndaj testit të koronavirusit, në krahasim me 29.6% e atyre me simptoma.
Ditën e 21, 75.2% e pacientëve asimptomatikë rezultuan negativë ndaj testit të koronavirusit, në krahasim me 69.9% e atyre me simptoma.














