Sipas studimit të ri nuk ka ndonjë lidhje të qartë në mes të përdorimit të sheqerit të bardhë dhe efekteve shëndetësore.
Studimi është reagimi i fundit nga kompanitë që prodhojnë ushqime, përfshirë karamele dhe prodhuesit e pijeve të gazuara, ndaj reagimeve çdo herë e më të mëdha të shkencëtarëve se sheqeri i bardhë duhet fajësuar për mbipshë dhe diabet.
Studimi është kryer në kohën kur disa qeveri lokale në SHBA kanë filluar të hartojnë taksa të veçanta për sheqerin dhe pijet e gazuara me qëllim të reduktimit të konsumimit të tyre. /REL